Kanadaja mbështet OJQ-të për projekte në luftimin e korrupsionit

11 December, 2015

Published by KOHAnet

Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) do të mbështesë projektet e përzgjedhura të Lëvizjes FOL, Shoqatës për Edukim dhe Përkujdesje Familiare (AEFC), ProActive, Open Data Kosova dhe Qendra për Ndihmë Ligjore dhe Zhvillim Rajonal (CLARD), si rezultat i të cilave do të themelohet Qendra Open Data për luftimin e korrupsionit, do të organizohen sesione edukuese si masë preventive për martesat e hershme dhe të detyruara, do të mbahen trajnime me fokus në përmirësimin e të drejtave të njeriut, do të mundësohet qasje e shtuar në asistencë ligjore dhe sociale për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në familje, si dhe do të zhvillohet një aplikacion për telefonat mobilë me qëllim identifikimin e rasteve të dhunës në baza gjinore.

Open Article