Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga së bashku me ambasadoren e Kanadasë për Kosovë vizituan Open Data Kosovo në një trajnim që kishin organizuar për Girls Coding Kosovo
“Përveq projekteve tjera që kemi diskutuar me investitorë të jashtme në plan është të hapet edhe një një qendër e cila do ti përmbushë jo vetëm nevojat e Kosovës por shpresojmë edhe të rajonit. Kjo do te jetë një Backup System i cili do të jetë jo vetëm për institucionet e vendit por edhe për ato private i cili do të sjell me dhjetëra vende të reja pune. Ky trajnim do të ju aftësoi ju me aftësi të duhura që ti përdorni në të ardhmen dhe pse jo të fitoni këto vende pune me këto aftësi që po i fitoni nga trajnimet dhe punëtoritë e organizuara nga Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova.” tha Atifete Jahjaga gjatë vizitës që i bëri punëtorisë së organizuar nga ODK në bashkëpunim me GCK, përderisa tregonte për angazhimin e saj që të shtyj përpara proceset të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e teknologjisë në Kosovë, raporton FerizajPress.com.

Lexo më shumë

Comments

comments