Mentor/Trajner

Expired on: Dec 13, 2019

Open Data Kosova është duke zbatuar projektin e titulluar “Code 4 Kamenica” në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD i cili zbatohet nga UNDP dhe financohet nga Bashkimi Evropian, me në një periudhë 9 muaj në qytetin e Kamenicës. Ky projekt ka qëllim të nxitjes së zhvillimit të aftësive të TIK-ut tek të rinjtë në fazat e hershme të arsimit duke nxitur përdorimin e teknologjive të reja dhe qasje praktike për të mësuar ndërsa inkurajon edhe qytetarinë aktive. Ideja prapa projektit është që të zëvendësohen klasat tradicionale formale dhe më pak interaktive në sistemin e arsimit publik me promovimin e përdorimit të metodave të edukimit joformal. Metoda të tilla janë vërtetuar se janë më tërheqëse dhe thelbësore për të ndryshuar klasën tradicionale.
Duke pasur parasysh këtë, Open Data Kosova do të zhvillojë klasa kodimi si një mjet për të kombinuar klasën e revolucionarizuar me fushën premtuese të TIK-ut. Përgjatë këtij projekti, 40 të rinj nga Kamenica do të aftësohen, konkretisht të rinjtë e synuar të moshës nga 7 deri në 18 vjeç me qëllim të zhvillimit të aftësive të tyre TIK dhe t’i prezantojnë ata në një mjedis mësimi më interaktiv dhe joformal.

Objektivi i Termave të Referencës
Objektivi i këtyre Termave Referencë është kontraktimi i një Trajneri/Mentori për të krijuar kurrikulen e trajnimit dhe ofruar trajnim. Klasat e kodimit do të mbahen për një periudhë prej 6 javësh. Konkretisht, 40 pjesëmarrësit e pranuar do të ndahen në 2 grupe ku secili grup do të marrë pjesë në klasat e kodimit për një periudhë prej 3 javësh, konkretisht, pjesëmarrësit do të ndjekin mësimet për 2 orë pas shkollës për 3 ditë në javë. Në total, pjesëmarrësit do të kalojnë 18 orë trajnim.
Periudha e zbatimit të këtij aktiviteti është 6 deri ne 8 javë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Trajneri/Mentori do të jetë i përgjegjshëm për:
-Sigurimin e mbështetjes teknike dhe mbajtjen e trajnimeve të nxënësve në Kamenicë;
-Monitorimi i nxënësve dhe studentëve, dhe mbajtja e shënimeve dhe raportimi tek autoriteti kontraktues;
-Asistimi në hartimin e pyetësorëve që lidhen evaluimin e trajnimit;
-Hartimi dhe paraqitja e raporteve final tek autoriteti kontraktues;
-Paraqitja në çdo orë të paracaktuar në shkollën përkatëse sipas kalendarit të paracaktuar për të realizuar orën e trajnimit, udhëzim, këshillim, mentorim për nxënësit;
-Pajisja e nxënësve dhe studentëve me të gjitha materialet informative të trajnimit
-Identifikimi i vështirësive të ndryshme që mund të kenë nxënësit
-Regjistron numrin e nxënësve të përfshirë në secilën seancë mentorimi;
-I paraqet Zyrtarit të Projektit një listë të nënshkruar të nxënësve dhe studentëve në secilën seancë informuese;
-Përgatit raportin e progresit e secilit grup dhe siguron mbështetjen me dokumentacion të pasqyrave të orëve të punës;
-T’i sigurojë Open Data Kosovo dokumentacionin e nevojshëm financiar për të bërë pagesën, llogari bankare, kopje të dokumentit të identitetit, kërkesat për pagesë dhe pasqyrat e orëve të punës për secilin individ);
-Promovimin e trajnimeve në mediat sociale, në postera dhe aktivitete mediatike;
-Detyra të tjera të ngjashme siç kërkohet nga projekti.

Kriteret e Përzgjedhjes
Përvoja dhe kualifikimet e domosdoshme:
-Diplomë universitare ose çertifikim profesional në fushën e Shkencave Kompjuterike, Inxhinierisë së programeve Kompjuterike Shkencave ekzakte, ose fusha të tjera të ngjajshme.
-Trajneri/Mentori duhet të ketë së paku 3 vite përvojë pune të vërtetuara si trajner/mentor/ligjërues.
-Dëshmi që ka bërë punë të ngjajshme në të kaluarën.

Aftësitë Kyçe:
-Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
-Njohje të shkëlqyer të gjuhës shqipe, dhe njohuri të mira të gjuhës angleze;
-Aftësi të mira raportimi;
-Aftësi të mirë në gjuhët zhvilluese të web programimit

Dokumentet për aplikim:
-CV
-Lista e përvojave të mëparshme
-Oferta financiare mbi shërbimin

Kushtet e rimburësimit
Oferta financiare duhet përfshjë të gjitha shpenzimet e implementimit të detyrave, duke përfshirë udhëtimin dhe akomodimin kur është e nevojshme. Në rast të përzgjedhjes, do të shkohet në procedurë të negocimit.

Për të gjitha detajet rreth kësaj thirrje hapni Termat e Referencës (ToR) – UNDP Trainer

Job Category: Mentor/Trajner
Job Type: Full Time
Job Location: Open Data Kosovo
Sorry! This job is expired.