Mentor për Code4Kamenica Online Hackathon

Expired on: Jun 1, 2020

Open Data Kosova është duke zbatuar projektin e titulluar “Code 4 Kamenica” në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor -ReLOaD i cili zbatohet nga UNDP dhe financohet nga Bashkimi Evropian, me në një periudhë 9 muaj në qytetin e Kamenicës. Ky projekt ka qëllim të nxitjes së zhvillimit tëaftësive të TIK-ut tek të rinjtë në fazat e hershme të arsimit duke nxitur përdorimin e teknologjive të reja dhe qasje praktike për të mësuar ndërsa inkurajon edhe qytetarinë aktive. Gjithsej 41 të rinjë kanë marr pjesë në 18 orë trajnim për zhvillim të web ku kanë fituar aftësi bazike në këtë fushë. Aktiviteti i ardhshëm i projektit është Code4Kamenica Online Hackathon ku të gjithë të rinjtë do të mblidhen dhe do të kenë mundësinë të punojnë ne një zgjidhje digjitale që adreson një problem të identifikuar nga Komuna e Kamenicës. 41 të rinjtë do të ndahen në grupe prej 5-6 personave dhe do të mentorohen nga mentorët rreth dizajnimit dhe zhvillimit të zgjidhjes digjitale përgjatë hackathon që do të zgjat 3 ditë. 3 grupet me performanën më të mirë do të marrin çmime që do të mund të investojnënë Komunën e Kamenicës. Grupi i parë gjithashtu do të jetë përgjegjës për zhvillimin e platformës deri në fund për një periudhë një mujore nën udhëheqjen e njërit prej trajnerëve.

Objektivi i Termave të Referencës:

Objektivi i këtyre Termave Referencë është kontraktimi i 8 Mentorëve për eventin ‘Code4Kamenica Online Hackathon’ që do të zgjas 3 ditë. Mentori/ja do të jetë përgjegjëse që t’u ndihmoj të rinjve ne fazat e gjetjes së idesë, dizajnimit dhe zhvillimit të zgjidhjes digjitale, dhe po ashtu të ofroj asistencë teknike përgjatë kësaj periudhe. Secili mentor do të punoj me grupe të ndryshme duke u bazuar në aftësitë e ndryshme që kanë këta mentor. Periudha e zbatimit të këtij aktiviteti është 3 ditë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Trajneri/Mentori do të jetë i përgjegjshëm për:

  • Sigurimin e mbështetjes teknike dhe mentorimin e të rinjve;
  • Monitorimi i nxënësve dhe studentëve, dhe mbajtja e shënimeve dhe raportimi tek autoriteti kontraktues;
  • Pjesëmarrje në 3 ditët e eventit në fjalë;
  • Pajisja e nxënësve dhe studentëve me të gjitha materialet informative të trajnimit;
  • Identifikimi i vështirësive të ndryshme që mund të kenë nxënësit;
  • Regjistron numrin e nxënësve të përfshirë në secilën seancë mentorimi;
  • T’i sigurojë Open Data Kosovo dokumentacionin e nevojshëm financiar për të bërë pagesën, llogari bankare, kopje të dokumentit të identitetit, kërkesat për pagesë dhe pasqyrat e orëve të punës për secilin individ);
  • Promovimin e trajnimeve në mediat sociale, në postera dhe aktivitete mediatike;
  • Detyra të tjera të ngjashme siç kërkohet nga projekti.

Kriteret e Përzgjedhjes

Përvoja dhe kualifikimet e domosdoshme:

  • Diplomë universitare ose çertifikim profesional në fushën e Shkencave Kompjuterike, Inxhinierisë së programeve Kompjuterike Shkencave ekzakte, ose fusha të tjera të ngjajshme.
  • Trajneri/Mentori duhet të ketë përvojë pune të vërtetuara si trajner/mentor/ligjërues.
  • Eksperiencë pune në zhvillim të web aplikacioneve.

Dokumentet për aplikim

  • CV
  • Oferta Financiare

Kushtet e rimburësimit

Rimbursimi për angazhimin si mentor në Code4Kamenica Online Hackathon do të bëhet pas përfundimit të eventit përmes bankës.

Dërgo CV dhe Ofertën Financiare në jobs@opendatakosovo.org deri më 1 Qershor 2020.

Për të gjitha detajet rreth kësaj thirrje hapni Termat e Referencës (ToR) – UNDP Trainer.

Job Category: Mentor/Trajner
Job Type: Contract
Sorry! This job is expired.