Konsulent/Vlerësues

Thirrje për Konsulent të Vlerësimit Përfundimtar të Projektit -“Edukim i Hapur TIK për Punësimin e të Rinjëve”

Rreth Projektit

Projekti “Open ICT Education for Youth Employability” apo në shqip “Edukimi i Hapur TIK për punësimin e të rinjëve” është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian i cili reprezentohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ky projekt është pjesë e programit “IPA Cross Border Cooperation Programme” apo programit të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Më specifikisht, ky projekt përfshin rajonin e Kurbinit, Lezhës, Pejës dhe Prizrenit. Projekti implementohet nga Open Data Kosovo (ODK) dhe Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS). Implementimi i këtij projekti ka filluar me 15 Janar 2018 dhe pritet të përfundoj me 15 Shkurt 2020. 

Qëllimi i Projektit

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i mundësive të punësimit të të rinjve duke ju ofruar atyre qasje të hapur në njohuri shumë të rëndësishme në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe duke forcuar bashkëpunimin ndërkufitar në mes qendrave të specializuara të të mësuarit.

Në bashkëpunim me institucionet edukative arsimore të shkollimit të mesëm dhe të lartë. 

Objektivat e projektit janë:
  1. Edukimi online

Ofrimi i qasjes të hapur në njohuri në fushën e TIK për nxënësit e shkollave të mesme, shkollave profesionale dhe Universiteteve përmes krijimit të një platforme kursesh masive të hapura online (Massive Open Online Course – MOOC)

  1. Punësim dhe sipërmarrje

Fuqizimi i të rinjëve për të gjetur punësim, ndërmarrja e një nisme sipërmarrëse dhe/ose ndjekja e studimeve në një fushë tejet premtuese duke i mbështetur ata në shfrytëzimin në mënyrë aktive të njohurive të reja të përftuara.

  1. Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve arsimore

Ofrim mbështetjeje qendrave rajonale të njohurive (universiteteve, shkollave  të mesme, shkollave profesionale) për aplikimin më të madh praktik të mësimdhënies së tyre duke përdorur Teknologjinë e Informacionit sipas nevojave të tregut të punës dhe krijimi i një rrjeti entuziastësh dhe inovatorësh në fushën e Teknologjisë së Informacionit në rajon. 

  1. Fushëveprimi i thirrjes

Për nevojat e projektit “Edukim i Hapur TIK për Punësimin e të Rinjëve” Open Data Kosovo hap thirrje për konsulent të vlerësimit përfundimtar të projektit. Ky vlerësim ka për qëllim matjen e ndikimit të projektit dhe arritjet konkrete karshi synimeve afatshkurta dhe afatgjata, si dhe ofrimin e rekomandimeve eventuale për hapat vijues që entitetet përkatëse (ekipi menaxhues, institucionet partnere) duhet të ndërmarrin. Raportet e vlerësimit përfundimtarë të dalura nga faza e parë dhe faza e dytë duhet të ofrojnë të dhëna sasiore dhe cilësore rreth arritjeve të projektit karshi treguesve të definuar të projektit, si dhe identifikimi i ndikimit të planifikuar (nëse ka të tilla);

  1. Kohëzgjatja e Angazhimit

Vlerësimi dhe dorëzimi i produkteve duhet të bëhet gjatë periudhës 01.03.2020 – 30.11.2020, për 20 ditë pune.

  1. Detyrat 

Vlerësimi përfundimtar i projektit “Edukim i Hapur TIK për Punësimin e të Rinjëve” 2018-2020 duhet të bëhet në koordinim të plotë me grupin menaxhues të projektit ekipin e projektit të përbërë nga zyrtarë të ODK-së dhe zyrtarja nga AIS.

Detyrat që duhet të mbulohen nga konsulenti janë:

  • Zhvillimi i mjeteve hulumtuese për matjen e ndikimit të projektit të përshtatshme për grupet e ndryshme të interesit që mbulojnë komponentet përbërëse të projektit, si përpilimi i pyetësorëve, disenjimi i intervistave dhe fokus grupeve;
  • Komunikimi me grupet e interesit, mbledhja e të dhënave dhe procesimi i tyre. Konsulenti duhet të siguroj pjesëmarrje absolute të pjesëmarrësve të projektit në vlerësimin e arritjeve të projektit.
  • Organizimi i takimeve me grupet e interesit dhe lehtësimi i tyre;
  • Përpilimi i raporteve të vlerësimit përfundimtarë të projektit; 
  • Aktivitete të tjera në funksion të vlerësimit përfundimtar të projektit, që përcaktohen në pajtim me ekipin menaxhues të projektit.
  1. Produktet
Nr.ProduktiData e dorëzimitKoment
1.Plani i aktiviteteve dhe dokumenteve përkatëse;07.03.2020Ky produkt duhet të përfshij listen e aktiviteteve, projeksionin kohorë dhe listën e mjeteve hulumtuese; 
2.Struktura e raportit 15.03.2020Ky produkt duhet të ofroj pasqyrën e përbajtjes së raportit të vlerësimit që rrjedhë nga Faza e Parë dhe Faza e Dytë e vlerësimit;
3.Draft-Raporti i vlerësimit përfundimtarë nga Faza e Parë 30.04.2020
4.Draft-Raporti përfundimtar31.10.2020Inputi nga faza e dytë e vlerësimit duhet të integrohet në kuadër të Produktit 3, përkatësisht Draft-Raporti i vlerësimit përfundimtare nga Faza e Parë 
5.Verzioni final i Raportit të Vlerësimit Përfundimtar30.11.2020

3. Metodologjia dhe qasja

Vlerësimi përfundimtar i projektit “Edukim i Hapur TIK për Punësimin e të Rinjëve” 2018-2020 duhet të bazohet në dokumentet e projektit të cilat ofrohen nga ekipi menaxhues dhe organizata partnere nga Shqipëria. Dokumentet kryesore janë:

– Korniza Logjike e Projektit (Logframe Matrix);

– Raportet mujore të përfituesve;

– Raporti Afatmesëm i Projektit; 

– Dokumente të tjera rreth Projektit sipas vlerësimit të përbashkët me ekipin menaxhues. 


Gjatë vlerësimit, eksperti duhet të marrë parasysh sa vijon:

– Efikasiteti i rezultatit;

– Përshtatshmëria në arritjen e treguesve të projektit;

– Rëndësia e rezultateve. 

Vlerësimi përfundimtar bëhet në dy faza:

Faza e parë e vlerësimit zhvillohet gjatë periudhës kohore 15.03.2020 – 30.04.2020, dhe ka për qëllim vlerësimin e zbatimit të planit të aktiviteteve të projektit dhe synimeve afashkurte përmes treguesve përkatës.  

Faza e dytë e vlerësimit zhvillohet gjatë periudhës kohore 15.11.2020 – 30.11.2020, dhe ka për qëllim vlerësimin e ndikimit të projektit në periudhë më afatgjate, përkatësisht vlerësimin e arritjeve të synimeve afatgjate përmes treguesve përkatës.   

Raporti i vlerësimit përfundimtarë është dokument i integruar, i cili ushqehet nga vlerësimi në Fazën e Parë dhe Fazën e Dytë.

Kriteret e konsulentit/es

  • Edukim i lartë (master) në shkenca sociale, politika publike, arsim dhe fusha të ndërlidhura me TIK.
  • Përvojë të dëshmuar në përpilimin e dokumenteve analitike.
  • Njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze në komunikim dhe shkrim.
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit dhe shkrimit.
  • Integritet personal dhe profesional

Ofertuesit duhet të paraqesin:

1. Oferta teknike (CV-ja për secilin konsulent duhet të përmbajë një shpjegim të hollësishëm dhe të qartë të kualifikimeve të kërkuara në përshkrimin e punës).

2. Oferta financiare (përshkrimi për vlerësimin e kostos së aktivitetit në ditë për konsulent dhe koston totale).

3. Shuma totale e ofertës duhet të dërgohet pa TVSH.

Ofertat dërgohen në gjuhën shqipe në email adresën jobs@opendatakosovo.org dhe në titullin e emailit (subject line) ju lutem specifikoni – Aplikimi për Konsulent/e – Projekti “Edukim i Hapur TIK për Punësimin e të Rinjëve”.

Zgjedhja e ofertës më të përshtatshme i nënshtrohet Komisionit të Vlerësimit të organizatës.

Shpallja është e hapur deri më 15.02.2020 deri në orën 16:00.

Dokumenti gjendet këtu.

Job Category: Konsulent
Job Type: Part Time
Job Location: Open Data Kosovo

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx